Dr. Tetore Olloni zgjidhet Kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka zgjedhur sot Dr. Tetore Ollonin si Kryesuese të Bordit Drejtues, në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e rotacionit. Ajo u zgjodh me 5 vota për duke përfaqësuar Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës.
Me këtë rast, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka falënderuar ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku, për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij.
Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Dr. Olloni shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga anëtarët e Bordit dhe premtoi përkushtim të plotë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofrohen nga SHSKUK.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së aktualisht përbëhet nga:
Dr. Tetore Olloni – Kryesuese;
Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar;
Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare;
Dr. Ismet Ramadani – Anëtar;
Dr. Vjollca Kadolli – Anëtare dhe
Dr. Besa Balidemaj – Anëtare.
