Përparim Rama falënderon KFOR-in për përkushtimin ndaj sigurisë në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit Komandantin e misionit të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, në vizitën e tij lamtumirëse, raporton Kosova.info.

Gjatë takimit, u diskutua për situatën e sigurisë në kryeqytet, ndërsa Gjenerali Barduani riktheksoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Rama tha se roli i KFOR-it në sigurinë dhe stabilitetin rajonal mbetet i pazëvendësueshëm, duke shprehur falënderim për partneritetin dhe për angazhimin e palëkundur të këtij misioni në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Prishtinë dhe në gjithë vendin./Kosova.info/



Go to TOP