Osmani takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në New York
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, shkruan Kosova.info.
Gjatë takimit, Osmani ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, si dhe përkushtimin e institucioneve për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike.
