LDK në Kaçanik premton punë konkrete e zhvillim ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin elektoral në Kaçanik. Për kandidatin për kryetar nga radhët e LDK- së , në ketë komunë Betim Shalën, votë nga qytetarët kërkoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, teksa tha se LDK e ka ekipin më profesional dhe me të përgatitur në këtë komunë.
“Kaçaniku nuk meriton të mbetet peng i qeverisjes së paaftë, por meriton punë, zhvillim, dinjitet. LDK sjellë njeri që mishëron vlera, kandidat qe është rritur mes halleve dhe shpresave. Betimi është gjithmonë pranë njerëzve. Betimi do të jetë me qytetarët dhe do të ndajë brengat e tyre, jo vetëm si kandidat i LDK-së, po si zë i drejtë i Kaçanikut. Problemet e Kaçanikut janë plagë të viteve të tëra” , tha Abdixhiku.
Betim Shala, kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së, u premtoi qytetarëve të Kaçanikut ujë të pijshëm, parkingje, mbështetje për rininë, punësim, mbështetje për bizneset e vogla, shkolla dinjitoze e çerdhe për fëmijë.
“Unë sot nuk premtoj mrekulli, por punë konkrete, ujë te pijshëm, që çdo familje e Kaçanikut të ketë ujë, zgjidhja e çështjeve të parkingut, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë në shkollat fillore, kujdes për fëmijët e vegjël që prindërit mos të shqetësohen kur punojnë. Do ta ngjallim sportin dhe kulturën, funksionalizim të teatrit, do ta rikthejmë turneun e shahut. Bashkë me ju do ta rikthejmë këtë vend”, tha Shala.
23 kandidatët për asamblistë nga radhët e LDK-së në Kaçanik u prezantuan në tubimin e sotëm. LDK ka vazhduar me tubime elektorale edhe në Han të Elezit.
Abdixhiku: LDK në Han të Elezit promovon gratë lidere dhe kandidatët e ndershëm

Ndërsa në tubimin elektoral në Han të Elezit, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se Hani i Elezit nuk ka kandidat për kryetar, por ka një listë të fortë të kandidatëve që e përfaqëson një grua e fortë dhe kandidatë të ndershëm që do te përfaqësojnë vlerat e LDK-së.
“Është shembull i një gruaje në krye të listës është dëshmi se LDK është parti moderne që jep hapësirë grave lidere. Kimetja ka një ekip të shkëlqyeshëm të kandidatëve për asamble komunale”, tha Abdixhiku.
Kryetarja e degës së LDK-së në këtë qytet tha se jam në kandidaturë me bindje për punë të mëdha, me njerëz që janë të përkushtuar për qytetin e tyre.
“Kemi zgjedhur të shkojmë përtej politikës, Lista jonë për asamble është pasqyra më r mirë e këtij vendi, janë emra të mëdhenj me karakter dhe dashurinë që kanë për këtë komunë. Unë ju ftoj ta ktheni zërin tuaj në veprim, e ardhmja jonë fillon me vendimin qe marrim sot”, tha Kuka.
Në Han të Elezit LDK-ja, kandidon me 14 kandidatë për asamble komunale.
