Gjini ngushëllon familjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Perkaj

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”, ka shkruar Gjini.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Perkaj për humbjen. Sot u raportua për vdekjen e tij, i cili kishte humbur kontrollën gjatë vozitjes në Gjakovë. /Kosova.info/


Go to TOP