Bajrami sfidon Muratin: Inflacioni në gusht u rrit me 4.5% krahasuar me vitin e kaluar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me inflacionin në vend.

Sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 çmimet e konsumit ishin 4.5% më të larta krahasuar me gushtin e vitit 2024.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Bajrami ka drejtuar një pyetje publike ndaj ministrit në detyrë të Financave, të Punës dhe të Transfereve, Hekuran Murati.

“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka thënë ajo duke aluduar në ndikimin që inflacioni i lartë ka mbi qytetarët dhe ekonominë e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP