PDK në Skënderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Partia Demokratike e Kosovës  ka mbajtur tubimin elektoral për zgjedhjet lokale në qytetin e Skënderajt. Sami Lushtaku kandidat për kryetar të kësaj komune para përkrahësve të PDK-së kërkoi votën e qytetarëve, siç tha ai, për projekte të shumta për të cilat premtoi angazhim si kryetar komune.

“Unë do të vazhdoj me punë me sinqeritetin më të madh, me qytetarët besoi qe do t’i zgjedhim problemet brenda mundësive tona. Unë kam premtuar vetëm një gjë: do të angazhohem 24 orë për komunën dhe i garantoj qytetarët se dua, di dhe guxoj të punoj shumë, te gjitha projektet e rëndësishme në Kosovë vulën e kanë të PDK- së së Hashim Thaçit”, tha Lushtaku.

Votë për Lushtakun kërkoi kryetari aktual i Skënderajt,  Fadil Nura, teksa tha  se për ta udhëhequr Skënderajn duhet një kandidat  që është zëri i qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve, teksa tha se emri i Lushtakut lidhet ngushtë me historinë, të ardhmen e Skënderajt dhe të qytetarëve.

“Po ngrehim flamurin e bashkimit guximit për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, për të hapur një kapitull të ri në vazhdimin e rrugëtimit me besim të palëkundur. Sot flasim për dinjitet për vlera, Skënderaj ka qenë dhe do te mbetet zemra e PDK-së”, tha Nura.

Në këtë tubim u prezantuan 30 kandidatët për asamble komunale të Skënderajt nga radhët e PDK-së.


Go to TOP