Rama: Libra falas dhe mësimdhënës shtesë të gjuhës gjermane në gjimnazin “Eqrem Çabej”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se gjimnazi “Eqrem Çabej” në Kryeqytet do të përfitojë libra shkollorë falas si dhe mësimdhënës shtesë të gjuhës gjermane, në kuadër të Programit të Diplomës Gjermane (DSD), i cili po sjell standarde të reja në arsim.
Ai tha se përkushtimi i Drejtorisë Komunale të Arsimit, bashkëpunimi i stafit, prindërve dhe nxënësve kanë bërë që “Eqrem Çabej” të shndërrohet në një nga gjimnazet më të forta të Kryeqytetit.
Rama gjithashtu falënderoi miqtë gjermanë dhe organizatën ZFA për mbështetjen në avancimin e këtij programi, i cili i hap rrugë nxënësve drejt një arsimi modern dhe konkurrues ndërkombëtarisht. 🇩🇪🇽🇰 /Kosova.info/
