Milani mposht Bologna-n me vështirësi, vendos Modriç
Milan ka marrë një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Bologna-s në kampionat, duke kaluar një pengesë të vështirë në “San Siro”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me kuqezinjtë që vuajtën për të gjetur hapësira ndaj mbrojtjes së ngjeshur të miqve.
Në fillimin e pjesës së dytë, vendimtar u tregua mesfushori kroat Luka Modriç, i cili shfrytëzoi një pozicion të favorshëm për të shënuar golin e vetëm të sfidës.
Kjo sfidë më pas solli raste nga të dyja palët, ndërsa shtatë minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati.
Milan merr tri pikë të arta që e mbajnë në hap për objektivat e sezonit.
