Bislimi i drejtohet Fatos Halilit: Nuk më ndalon të flas për komandantin e policisë

Labinot Bislimi, aktivist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Viti, ka reaguar publikisht ndaj Fatos Halilit, të cilin e identifikon si djalin e komandantit të policisë në këtë komunë.

Në një postim të tij, Bislimi ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet dhe se nuk do të ndalet së foluri për komandantin e policisë.

“Dëgjo çuni, nuk është mirë me më shit trimëri. Beso se nuk jam prej atyre që frikësohem. Megjithatë, këtë kërcënim po ta hedh këtu. Unë nuk të njoh babën dhe nuk e kam ndërmend ta njoh. Nuk më intereson fare si person. Por nuk ke për të qenë ti që ke për të më ndalë të flasë për komandantin e policisë. Për babën fole ti sonte!”, ka deklaruar Bislimi. /Kosova.info/

Go to TOP