Seanca e parë/ Berishës i hiqet fjala, deputetët e PD bllokojnë foltoren, garda në sallë

Seanca e parë e legjislaturës XI-të e gjeti Kuvendin me të njëjtën tension politik. Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve.

“Ky është një akt absolutisht me një mjedis legjitim dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme që opozita ka bërë ne ekzistencën e saj për çlirim e shqiptarëve nga narkodiktatura. Është parlament jolegjitim, ky është kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve”, tha Sali Berisha për gazetarët.

Socialistët për herë të parë u ulën edhe djathtas, pas fitores së thellë me 83 mandate. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja. I pranishëm edhe Rama./Kosova.info/


Go to TOP