Rama: Dollapë personalë për nxënësit, kujdes dhe lehtësi në çdo ditë shkollore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nxënësit e shkollave të kryeqytetit për herë të parë do të kenë dollapë personalë, ku mund të lënë librat dhe materialet mësimore. Ai tha se kjo nismë shënon një ndryshim të madh në përditshmërinë e fëmijëve duke i liruar nga barra e rëndë e librave mbi supe.
“Është më shumë se një orendi: është kujdes, respekt dhe lehtësi për çdo ditë shkollore,” theksoi Rama duke e cilësuar projektin si një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për nxënësit.
Iniciativa është pjesë e vizionit të tij për një arsim më modern dhe një Prishtinë më të përshtatshme për gjeneratat e reja.
#PrishtinaPertej /Kosova.info/
