Nxënësit vizitojnë Policinë në Ferizaj me rastin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës

Në kuadër të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, priti një grup nxënësish nga shkollat e qytetit.

Siç thuhet në komunikatën për media, nxënësit u njohën nga afër me punën dhe pajisjet policore, morën pjesë në aktivitete praktike dhe panë rolin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Ky aktivitet synoi të forcojë lidhjen mes policisë dhe brezit të ri, duke nxitur edukimin për sigurinë dhe përgjegjësinë qytetare”, shkruhet në komunikatë.

Go to TOP