Rama viziton strehimoren për gratë dhe fëmijët: Mbështetja institucionale nuk është fjalë, por vepër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot strehimoren “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve”, e cila udhëhiqet nga Zana dhe ekipi i saj.

Rama theksoi se kryeqyteti ka investuar në këtë hapësirë të shenjtë duke treguar se mbështetja institucionale është konkrete dhe e prekshme. Sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndërtuar një qytet që ka në zemër barazinë, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Kjo qendër është shembull i përkushtimit dhe kujdesit. Edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë të investojmë për të krijuar kushte më të mira dhe për të ofruar mbështetje më të madhe për çdo grua dhe çdo fëmijë që gjen strehë këtu. Siguria fizike, emocionale dhe ekonomike e tyre është prioritet për ne,” u shpreh Rama. /Kosova.info/


Go to TOP