​Ademi për Avdullahun: Është një talent i jashtëzakonshëm

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mirëpritur sot në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin e ri të Kombëtares, Leon Avdullahun.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij për ardhjen e Avdullahut, i cili ka zgjedhur me zemër të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Leoni është një talent i jashtëzakonshëm dhe një djalë i shkëlqyeshëm me dashuri të madhe për Kosovën. Jam i bindur se ai do të japë shumë për Kombëtaren tonë dhe do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sukseseve të mëdha”, ka shkruar Ademi.

Ai e ka përshëndetur futbollistin e ri me fjalët: “Mirë se erdhe në shtëpi, Leon!”.


Go to TOP