Prizren, hajni i maskuar hyn me forcë në shtëpi, vjedh dy stoli dore
Një person ka raportuar për vjedhje në shtëpinë e tij në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar me forcë ka hyrë në shtëpinë e tij ku pasi ka marrë dy stoli dore është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Prizren 28.08.2025-21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar dhe i maskuar me forcë ka depërtuar në shtëpinë e tij dhe i njëjti ka arritur t’ia marr dy stoli dore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
