Lumir Abdixhiku dhe aleatët e LDK: nga tradhtia deri te zajednica e përfunduar

Shkruan: Halil GECI

Lumir Kica i LDK-s në vend që të pranojë realitetin e hidhur dhe shumë të dhimbshëm, se veriun e ka shitur ai dhe partia e tij, LDK-ja, del në media e thotë se mund të dalë ndonjë ndërkombëtar e të deklarojë:

“Mjaft është mjaft, Mitrovica e Veriut s’është e Kosovës.”

Kjo është shmangie e përgjegjësisë. Shumë më burrnisht për Lumin do të ishte sikur ta pranonte tradhtinë dhe gabimin, sesa të mundohet ta mbulojë atë me ndërkombëtarë. Këtë që thotë ky zuzarë mund ta thotë vetëm një i pafytyrë dhe pa kurriz.

Marrëveshja për Zajednicën është nënshkruar dhe votuar nga LDK, duke hapur rrugën për një strukturë që rrezikon të funksionojë si “Republika Serbe” brenda Kosovës.

Mos harrojmë se PDK dhe LDK, në fushata elektorale, e kishin si slogan të shkruar nga Grenelli se sapo të rrëzohej Kurti, Zajednica do të jetë punë e kryer.

Sot është koha për sinqeritet, jo për mbulim të tradhtive dhe gabimeve, që nuk mund t’i fshehësh me asnjë lloj jorgani politik.


Go to TOP