Humbet Shkëndija, por vazhdon rrugëtimin në garat evropiane

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi u mposht në duelin kthyese nga Ludogorets, me rezultat 4-1, të enjten mbrëma dhe me rezultat e përgjithshëm prej 5-2, skuadra bullgare kalon në fazën e grupeve.

Megjithatë, Shkëndija do të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, pasi tashmë e ka siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ludogorets sonte u tregu ekip më i mirë duke shënuar katër gola, dy në kohën e rregullt dhe dy në lojën shtesë.

Kurtulus (9’), Chochev (24’), Tekepety (98’) dhe Bile (120’), realizuan për skuadrën bullgare, derisa për ekipin shqiptar golin e vetëm e shënoi Tamba (64’). 


Go to TOP