Afganistan, përmbyset autobusi i pasagjerëve, 25 të vdekur

Një autobus pasagjerësh u përmbys në kryeqytetin e Afganistanit herët në mëngjesin e së mërkurës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave, tha një zyrtar i Talibanëve.

Ngjarja ndodhi në mëngjes në zonën Arghandi të Kabulit. Autobusi po vinte nga jugu i Afganistanit me pasagjerë nga Helmandi dhe Kandahari, raporton AP.

Drejtimi i pakujdesshëm ishte shkaku i aksidentit, i cili gjithashtu la të plagosur 27 persona, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani.

Aksidenti ndodhi më pak se një javë pas një përplasjeje tjetër që shkaktoi rreth 80 viktima në provincën perëndimore të Heratit.


Go to TOP