Si mund të thirren në rugovizëm, ata që e mbrojnë tradhtinë e Kurtit, Ohër-Bruksel / VV zgjatim i PDK-SHIK-ut
Shkruan: Idriz MORINA
Rugovizmi nuk e njeh tradhtinë kombëtare, as vrasjet në emër të asnjë qëllimi apo motivi!
Për ata, që ende mendojnë se ishte antirugovizëm, mosvotimi i Donika Gërvallës, është një pretendim, si shumica e opinioneve dhe propagandës së VV-së, i paargumentuar, dhe propagandistik.
Ky pretendim rrëzohet me vetëm një argument, pa pasur nevojë për asnjë hulumtim të mëtejshëm apo persiatje!
Donika Gërvalla, për të dëshmuar që ishte rugoviste dhe ka ndjekur parimet themelore, do të duhej ta kishte kundërshtuar publikisht Marrëveshjen e Kurtit në Bruksel-Ohër (2023), ose në Qeveri ta ngriste shqetësimin dhe kundërshtimin, si dhe kjo të bëhej edhe nga deputetët mbështetës të saj në Kuvend dhe në opinion.
Po ashtu ajo do të duhej ta sqaronte, ndryshimin e qëndrimit të saj, për planin franko-gjerman, “nga më i keqi… s’ka ku shkon më i keq, që s’bën hiq, dhe nuk do të pranohet…”, në kovenrtim të qëndrimit si të Kurtit e VV-së!
Ashtu si kam vlerësuar unë në analizën për planin franko-gjerman, dy muaj (janar 2023) para se të ktheheshin parimet e atij plani në dokument-marrëveshje, pa e paragjykuar fare se si do të sillej Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti, se plani do t’i jepte status autonom serbëve, fatkeqësisht ai e pranoi si të atillë!
Albin Kurti jo vetëm e ka tradhtuar Kosovën dhe votuesit e tij, të cilët i dhanë mbështetje të madhe, me shpresën, se ai të paktën nuk do të bënte marrëveshje më të keqe, se sa atë që e patë bërë Thaçi, me marrëveshjen e parimeve të votuar edhe nga Kuvendi asokohe, por ai shkeli këto parime themelore të proklamuara nga ai dhe grupimi i tij VV (sepse për disa vite nuk kja vepruar si parti politike, dhe disa vite pat zgjedhur të vepronte jashtë Kuvendit) se:
1. Pakoja Ahtisari duhet të ndryshohet,
A) për statusin politik që ua jep serbëve me decentralizim dhe
B) për statusin që i jep kishës dhe trashëgimisë (së pretenduar) serbe-ortodokse
2. Marrëveshja e Brukselit 2013 duhet të ndryshohet, sepse krijon asociacion njëetnik e asimetrik
Për vite të tëra, kanë humbur jetën së paku 2 veta, në burg edhe Dehari, që e çon në tre numrin e viktimave, janë plagosur me dhjetëra veta, janë lënduar me qindra apo disa mijëra, dhe po disa qindra veta janë arrestuar për më shumë se një dekadë protesta…
Të gjitha ato kundërshtime, protesta, kundërshtime, janë kurorëzuar nga Kurti me Autonomi për serbët, dhe me eksterritorialitet për kishën serbe, dy atribute tepër të larta, që nuk i kishin me marrëveshjet e mëhershme!
Pra, një përmbysje totale e parimeve të tij dhe të VV-së, dhe angazhimit të mijëra e mijëra vetave!
Madje ende ka procese të hapura gjyqësore për zyrtar të lartë të VV-së, të cilët në gjykatë, si në reagimet e tyre në Kuvend, me gazlotsjellës dhe forma tjera, pretendojnë se ato veprime janë kryer me qëllim të mbrojtjes së shtetit. Edhe unë i kam përkrahur kundërshtimet dhe qëndrimet, sepse vetë i kam promovuar në mënyrë paralele idetë për mbrojtje të shtetit, atdheut.
Por, si mund të mbrohen sot ata në gjykatë, kur me Marrëveshjen Bruksel-Ohër, të drejtat e komunitetit serb dhe të kishës serbe, i kanë çuar shumë më përtej! Kjo sepse asnjë prej tyre nuk e ka kundërshtuar Kurtin dhe as Marrëveshjen në fjalë!
Derisa drejtues të PDK-së, njerëz të saj, janë akuzuar me vite se nëpërmjet SHIK-ut kanë vrarë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Rugovës dhe lider lokal të LDK-së, Vetëvendosje ende krenohet, se ajo nuk e ka votuar Gjykatën speciale, dhe i akuzon për një lloj tradhtie deputetët e LDK-së, pse e votuan atë. Edhe pse për të fituar mbështetje ndërkombëtare, Albin Kurti, i qe bashkuar LDK-së, e Isa Mustafës, që të mos e shpërbënin me ligj të ri, Gjykatën Speciale në Hagë!
Por, po Albin Kurti, dhe njerëz të saj, dhe as Ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, nuk kanë punuar fare, për zbardhjen dhe gjykimin e vrasjeve politike, që mund të mos bien në mandatin e Gjykatës Speciale, e cila ka mandat sipas ligjit për hetimin e krimeve nga viti 1998 deri në fund të vitit 200. Por, me dhjetëra e dhjetëra vrasje me motive politike kanë ndodhur pas kësaj date.
Albin Kurti, pajtohej me vrasjet politike kur ndodhnin gjatë luftës, sepse ai refuzoi të gjitha pyetjet, që mund ta implikonin atë si dënues apo si një person me qëndrim kundër vrasjeve politike. Pra, ka refuzuar qoftë një thirrje për pajtim!
Pra, derisa VV-ja pretendon se ajo arbitrarisht ka mohuar vrasjet politike, duke mos e votuar gjykatën speciale, PDK pretendon me çdo kusht shpalljen e pafajësisë së liderëve të saj dhe të tjerëve të akuzuar, duke i fshehur kërkesat e saj, se kinse Gjykata speciale po i trajton vetëm vrasjet e disa serbëve pa e shpjeguar asnjëherë se kush pra, atëherë e mban përgjegjësinë për vrasjet politike, kush është autoriteti që duhet t’i zbardhë, dhe cila do të jetë ndihma e saj, në zbardhjen e të vërtetave për ato krime, që e mbajnë Kosovën ende në ankth, dhe nuk e lejon pajtimin e mirëfilltë!
Se këto parti, sillen njësoj ndaj Kosovës, duke bërë marrëveshjet më të këqia në histori, nga Marrëveshja e Vjenës – Pakoja Ahtisari, Marrëveshjet në Bruksel, dhe deri tek Marrëveshja Bruksel-Ohër, e vërtetuan edhe sot, se janë bashkë historikisht dhe në dëmtin e saj, duke rënë dakord për zgjedhjen kryekuvendar, të njërit prej figurave më joserioze në Kuvend nga VV!
Marrëveshjen e bërë nga Isa Mustafa, për fat Gjykata Kushtetuese e pat demoluar, edhe pse ishte përmbushje e marrëveshjes së 2013-ës!
Thuaja të gjitha propozimet tjera, si i Albulenës dhe i Donikës, kanë qenë të paktën serioze!
