Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat grabisin ari në vlerë të konsiderueshme

Një vjedhje e rëndë është raportuar dje në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur stoli ari dhe bizhuteri të ndryshme në vlerë të konsiderueshme, transmeton KosovaPress.

Rasti është nën hetime teksa është njoftuar edhe prokurori.

“Prishtinë / 25.08.2025 – 03:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: stoli ari dhe bizhuteri te ndryshme, po ashtu gjesende të tjera personale në Vlerë të konsiderueshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Go to TOP