Deponohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
Një deponim i parave të falsifikuara është raportuar dje në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesja femër kosovare ka raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar në bankomat para në forma të ndryshme, kartmonedha dhe metalike, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Prishtinë / 25.08.2025-11:30. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se klientë të ndryshëm në bankomat kanë deponuar një shumë të hollash në forma të ndryshme (kartëmonedha dhe metalike), të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
