Rama nderon Martinin: Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në zemër të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar figurën e Martinit duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përherë në kryeqytet.
“Emri Martinit do të qëndrojë sot e përgjithmonë në zemër të Prishtinës. Në Rrugën ‘2 Korriku’, ku dhuroi shpirtin dhe dashurinë për secilin”, ka shkruar Rama.
Ai shtoi se sonte Prishtina u bë vend i kujtimit për mikpritjen, energjinë dhe dashurinë që Martini la pas. “Kryeqyteti, të nderon, Martin!”, përfundoi Rama, duke e shoqëruar mesazhin me simbole mirënjohjeje dhe respekti. /Kosova.info/
