Therje me thikë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK
Rreth orës 03:30 të mëngjesit, dy meshkuj kosovarë janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi janë therur me thikë nga një person i panjohur.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar katër dëshmitarë që ishin të pranishëm në momentin e incidentit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë relevante të hetuesisë.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende publike, ndërkohë që motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
