Muharremi ironizon përzgjedhjen e Muratit: Përpak na u bë Mr. Inflacioni kryetar Kuvendi

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar me ironi pas propozimit të Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi, ai e quajti ministrin e Financave “Mr. Inflacioni” duke theksuar se ekonomia për një moment mori frymë lehtësuese nga mundësia që Murati të largohej nga dikasteri që e udhëheq.

“Përpak na u ba Mr. Inflacioni kryetar Kuvendi. Ekonomia mori frymë nja 2-3 minuta e pat me shpëtu. Edhe fuqia blerëse pak u relaksu disa momente. Erdh e shkoj aq shpejt si rroga n’Viva ditën e parë. Nuk patëm fat, edhe zgjidhej kriza edhe shpëtonte ekonomia,” ka shkruar Muharremi. /Kosova.info/

Go to TOP