Nderohet heroi i kombit Avni Saraçi

Në 27 vjetorin e rënies u nderua heroi i kombit Avni Saraçi. Jetën dhe veprën e ushtarit të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kujtuan bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve, si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror.

Në 27-vjetorin e rënies, Vushtrria dhe mbarë Kosova nderuan sot dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Saraçi, i cili ra heroikisht si ushtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës.

Me këtë rast, u zbulua edhe shtatorja e tij.

“Nuk pata fatin të të njoh, por të kam dashur dhe të kam kërkuar në çdo kujtim, në çdo rrëfim e në çdo frymë. Kam mësuar nga ideali yt dhe kam jetuar me emrin tënd që më mbajnë gjallë” tha Kaltrina Saraçi, e bija e dëshmorit

Jetën dhe veprën e dëshmorit Avni Saraçi e nderuan sot shumë bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve, si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror.

“Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Avni Saraçi, i cili ra në këtë vend për të na sjellë këtë dritë lirie që e gëzomë ne sot, duke u bërë themel i shtetit të Kosovës”, tha Ferid Idrizi, kryetar i Vushtrrisë

“Kur flasim për dëshmorët si Avni Saraçi, ndër dëshmorët e parë të ZOSH-së, ndër dëshmorët e parë të Çyçavicës, me të vërtetë vlerësojmë ndërthurjen e të gjitha parimeve të ushtarëve të UÇK-së në këta në këta dëshmorë”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Gdhendja në bronz e shtatores së dëshmorit të Kosovës, Avni Saraçi, pikërisht në vendin e rënies, u organizua nën përkujdesjen e Komunës së Vushtrrisë. 


Go to TOP