Dinamo e Ilir Dajës humbet keq nga Jagiellonia

Skuadra shqiptar Dinamo City është mundur në udhëtim tek Jagiellonia, me rezultat 3-0, në duelin e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.

Të besuarit e ilir Dajës pas paraqitje mjaft të mira këtë sezon në garat evropiane, sidomos pas fitores së madhe ndaj Hajdukut të Splitit, nuk ia doli të tregojë performancë të mirë sonte në Poloni.

Imaz në minutën e 12-të, Pululu në minutën e 34-të dhe Wojtuszek në minutën e 50-të shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës polake.

Në radhët e Dinamo Cityt sonte debutoi edhe përforcimi i ri, kosovari Bernard Berisha.

Dueli kthyese luhet pas një javë në Tiranë, aty ku Dinamo City do të provojë më gjithë ‘arsenalin’ e tyre të përmbys rezultatin e sotëm, edhe pse do të jetë një mision tepër i vështirë për skuadrën shqiptare. 


Go to TOP