Murati: Buxheti i Prishtinës rritet në 151.53 milionë euro për vitin 2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Prishtinës për vitin e ardhshëm do të arrijë në 151.53 milionë euro.

Ky nivel i mbështetjes është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2021, kur Prishtinës i ishin ndarë vetëm 87 milionë euro nga Qeveria Hoti.

Murati thekson se, duke njohur përkushtimin e Kryetarit Hajrulla Çeku si një punëtor të palodhshëm, ky buxhet do të shfrytëzohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për investime konkrete në infrastrukturë dhe shërbime publike, duke shmangur akumulimin e suficiteve të mëdha që i ka karakterizuar mandati i mëparshëm. /Kosova.info/


Go to TOP