Fitojnë Drita dhe Shkëndija, 90-të minuta larg historisë

Drita dhe Shkëndija e Tetovës janë vetëm 90-të minuta larg historisë.

Kampionia e Kosovës, Drita e ka mposhtur Differdange 03, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.

Dueli mes skuadrës sonë dhe asaj nga Luksemburgu, ka dhuruar një sfidë interesante dhe me iniciativën e skuadrës sonë në terren.

Gjilanasit përmes Albert Dabiqajt në minutën e 30-të kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Në pjesëlojën e dytë, Differdange 03 më anë të Buch në minutën e 65-të u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në 1-1.

Pas barazimit të rezultatit, skuadra e Dritës e kërkojë më shumë golin e fitores të cilën e realizoi përmes Besnik Krasniqit nga pika e bardhë në minutën e 80-të.

Dueli kthyese luhet pas një javë në Luksemburg, aty ku vetëm 90-të minuta e ndajnë skuadrën tonë për të siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës e që do të ishte arritja më e madh e në historinë e Dritës.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Shkëndija e Tetovës, e cila para tifozëve të shumtë të tyre mundën Ludogorets e Bullgarisë, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të fazës së “Play-off-it’ në Europa League.

Skuadra bullgare më mirë e nisi lojën duke kaluar në epërsi prej 0-1 me golin e Duarte në minutën e 17-të.

Mirëpo, skuadra shqiptare nuk vonoi shumë dhe përmes Liridon Latifit në minutën e 35-të barazoi rezultatin në 1-1.

Fitoren e madh Shkëndijës ia dhuroi Ibraimi në minutën e 60-të.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Bullgari aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do të sigurojë fazën e grupeve në Europa League, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.


Go to TOP