Shehu fton mërgatën e Junikut të aplikojë për votim: Fitorja jonë është në duart tuaja
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët e Junikut që jetojnë jashtë vendit duke i ftuar të aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka theksuar rolin vendimtar që mërgata ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe rëndësinë e përkrahjes së tyre edhe këtë herë.
“Shehu ka nënvizuar se komuna është qeverisur me ndershmëri, përkushtim dhe punë të palodhshme për zhvillimin e Junikut në çdo fushë. Pa pjesëmarrjen e mërgatës, fitorja nuk është e sigurt dhe projektet e nisura mund të mbesin përgjysmë,” ka thënë ai.
Kryetari i Junikut ka bërë thirrje për aplikim deri më 29 gusht duke sqaruar se procesi është i thjeshtë dhe kërkon vetëm një lejeqëndrim, një fotografi online dhe një faturë me adresën e banimit. Aplikimi mund të bëhet përmes faqes zyrtare të KQZ-së: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter.
“Na nevojitet përkrahja juaj më shumë se kurrë, që këtë herë ta fitojmë pa balotazh, që në raundin e parë,” ka përfunduar Shehu. /Kosova.info/
