Dinamo City përmbys Hajduk Split dhe siguron kualifikimin

Në “Air Albania”, Dinamo City dhe Hajduk Split zhvilluan një ndeshje emocionuese që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e të dyja skuadrave. Ekipi shqiptar kishte nevojë për një fitore me dy gola diferencë për të kaluar më tej, pasi në takimin e parë kishte humbur me rezultatin 2-1.

Zabërgja hapi serinë e golave që në minutën e 14-të, duke i dhënë një sinjal të qartë skuadrës së tij se kualifikimi nuk ishte më një utopi. Ekipi i Ilir Dajës besoi deri në fund, duke e vënë në vështirësi Hajdukun, i cili u tregua me fat në minutën e 60-të, kur vetëm traversa ndaloi goditjen e Devi Bregut nga të përfundonte në rrjetë.

Në minutën e 78-të, ekipi kroat mbeti me 10 lojtarë, pasi Sanyang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Qardakut. Ky moment i dha edhe më shumë besim Dinamos, që në superioritet numerik kërkonte të përmbyste gjithçka.

Megjithatë, në minutën e 99-të, Hajduk shënoi golin e barazimit me anë të Karaçiç, duke përfituar nga eksperienca në kompeticione ndërkombëtare dhe duke u pozicionuar për kualifikim falë rezultatit të përgjithshëm 3-2.

Por Dinamo nuk u dorëzua. Brenda dy minutash, në një shpërthim emocionues, Qardaku në minutën e 109-të dhe Berisha në të 111-tën shënuan golat e dytë dhe të tretë për skuadrën shqiptare. Dinamo City fitoi 3-1 dhe, me rezultatin e përgjithshëm 4-3, siguroi kualifikimin historik për në raundin tjetër.


Go to TOP