Elezi: Gjilanin kena me e ndreq, na e kemi çelësin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Burim R. Elezi, ka shpallur angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e qytetit dhe fshatrave të kësaj komune duke theksuar se ka “çelësin” për ta ndrequr Gjilanin.

Në një postim drejtuar qytetarëve, miqve dhe bashkëaktivistëve të LDK-së, Elezi ka rikujtuar se angazhimi i tij politik ka nisur që nga koha e apart’heidit duke mos u ndalur kurrë për të vepruar në të mirë të LDK-së dhe komunitetit. Ai e identifikon veten si “Burimi i LDK-së” duke theksuar se kurrë nuk ka kërkuar përfitime personale, por gjithmonë mbështetje për partinë.

Elezi ka shprehur mirënjohje të veçantë për liderin e LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, për mbështetjen e vazhdueshme në tri dekadat e tij të angazhimit.

Duke kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet lokale, Elezi tha se në listën e LDK-së prej 39 kandidatëve ai mban numrin 35, të cilin e konsideron simbolik për aktivitetin e tij brenda partisë. Ai u bëri thirrje gjilanasve që ta mbështesin masivisht, së bashku me kandidatin Arbër Ismajli, për të realizuar ndryshimet e nevojshme për qytetin dhe fshatrat.

“Gjilanin kena me e ndreq. Na e kemi çelësin!”, u shpreh Elezi. /Kosova.info/


Go to TOP