Dërgohet në mbajtje i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Lipjan
Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje për 48 orë personin R.B. (54), pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar sot rreth orës 11:00 në Medvec të Lipjanit.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë AK-47 me municion.
Policia u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen përdorimit të armëve nëpër ahengje dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa incidente, në të kundërtën ndaj atyre do të ndërmerren masa konform ligjit.
