Haziri: Gjilani po shndërrohet nga qyteti i paqes në qytet të dhimbjes dhe kronikës së zezë
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën qytetin brenda vetëm dy ditësh – dhunës grupore ndaj një të miture dhe vrasjes së trefishtë të ndodhur sot, ku një person tjetër mbeti i plagosur.
Haziri theksoi se këto ngjarje duhet të jenë alarm për të gjithë dhe kërkoi nga organet kompetente zbardhjen e plotë të rasteve. Ai shprehu indinjatën për transformimin negativ të imazhit të qytetit.
“Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.”
Haziri i shprehu ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin. /Kosova.info/
