Prishtina hap dyert për Zjarrfikësit Vullnetarë – Bëhu Hero i Komunitetit!

Komuna e Prishtinës ka themeluar për herë të parë Shoqatën Vullnetare për Zjarrfikje dhe Shpëtim, një nismë që synon të mobilizojë qytetarët për të ndihmuar në raste emergjente dhe fatkeqësish natyrore.

Ftesa është e hapur për të gjithë – nuk kërkohet përvojë profesionale, vetëm vullneti dhe zemra për të ndihmuar.

Pse të bëhesh pjesë?

Komuniteti ka nevojë për njerëz që veprojnë kur të tjerët kanë nevojë më së shumti.

Rrit sigurinë në rastet e zjarreve apo emergjencave.

Përgatit një brez të ri të qytetarëve të gatshëm për të shpëtuar jetë.

📍 Regjistrimet nisin më 11 gusht, në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve, Rruga “Tahir Zajmi”, Prishtinë.

📞 Kontakti: +383 (0) 45 833 131

📞 Numrat alternativë: +383 (0) 44 149 703 dhe +383 (0) 44 149 709

💬 Mesazhi është i qartë: Bëhu pjesë e ndryshimit, shpëto jetë dhe mbro komunitetin tënd. /Kosova.info/


Go to TOP