Polici lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një zjarr fushor ka shpërthyer në fshatin Gregjenik të komunës së Kamenicës, duke rrezikuar jo vetëm pronën por edhe jetën e qytetarëve.

Sipas raportimeve zyrtare, gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe të vendosin nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të zjarrit.

Zyrtari i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillestar, përpara se të dërgohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti është nën hetime dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit.


Go to TOP