Prishtina bëhet qendra e artit urban me ‘Meetings of Styles’ në rrugën “B”

Rruga “B” në Prishtinë u shndërrua në një galeri të hapur, ku mbi 100 artistë nga 29 shtete sollën ngjyra, energji dhe mesazhe artistike që komunikojnë drejtpërdrejt me hapësirat publike.

Edicioni i sivjetmë i festivalit ndërkombëtar Meetings of Styles e ktheu kryeqytetin në një pikë takimi të stilit urban, bashkëpunimit dhe kreativitetit ndërkombëtar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu krenarinë që qyteti po bëhet shtëpi e këtij manifestimi të fuqishëm artistik dhe kulturor duke theksuar se “kur arti del në rrugë, qyteti merr frymë ndryshe”. /Kosova.info/


Go to TOP