Osmani: Termokos shton pajisjet matëse në Muharrem Fejza për kursim të energjisë termike

Kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save” po vazhdon instalimi i pajisjeve matëse në lagjen Muharrem Fejza duke synuar kursimin e energjisë termike dhe pagesën sipas konsumit real.

Osmani ka theksuar se kompania po bën maksimumin për të shtuar numrin e pajisjeve të instaluara, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve të Prishtinës në këtë proces është i jashtëzakonshëm.

“Le të instalojmë pajisjet e matjes, të kursejmë ngrohjen, në mënyrë që të paguajmë aq sa shpenzojmë,” ka deklaruar ai duke e cilësuar këtë nismë si një hap konkret drejt një Prishtine më të gjelbër. /Kosova.info/


Go to TOP