Shuk Orani sonte hap ekspozitën ‘Në kujtesën e së ardhmes’

Artisti Shuk Orani sonte ka ekspozitën personale të quajtur “Në kujtesën e së ardhmes”.

Ngjarja organizohet në galerinë “Hani i 2 Roberteve”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

Orani veprat e tij si kurator ia ka besuar Shkëlzen Maliqit, teksa ekspozita si tërësi shpërfaq një eksplorim të ri artistik dhe filozofik, një reflektim mbi kohën, gjurmët dhe arkivën e padukshme të ekzistencës.


Go to TOP