Sulmon motrën dhe vëllain, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Rahovec, për shkak të sulmimit fizik të familjarëve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij”, thuhet në raportin 24-orësh.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/


Go to TOP