Buzhala: Përparim Rama, kryetar pa komplekse dhe me zemër patriotike
Gazetari Berat Buzhala ka shprehur publikisht mbështetjen dhe mirënjohjen për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe për përkrahjen ndaj protestës së paralajmëruar për nesër, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe kundër padrejtësive në Hagë.
“Pa asnjë kompleks mori pjesë në varrimin e babës së Thaçit, e gjithashtu si patriot i vërtetë e mbështeti protestën e nesërme për padrejtësitë në Hagë. Ky është kryetari im i Prishtinës. Bravo Përparim. Shumë zemra i ke bo për vete, kur shumkush e ka shti kokën në zall,” shkroi Buzhala.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur mbështetja publike për vlerat e luftës së UÇK-së po kërkohet me zë të lartë, ndërsa shumë figura politike dhe qytetare po mobilizohen për protestën e nesërme në Prishtinë. /Kosova.info/
