Në Ferizaj nis edicioni i shtatë i Panairit të Librit

Sot ka nisur edicioni i shtatë i Panairit të Librit në Ferizaj. Në të po marrin pjesë më shumë se 27 shtëpi botuese, të cilat po prezantojnë tituj të rinj dhe të vjetër në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja.

Zyrafete Shala, kryetare e Klubit “De Rada”, në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se ky panair është traditë dhe nis në çdo fillim të gushtit.

“Unë mendoj që kjo ngjarje ndikon shumë te lexuesit. Do të ishte shumë më mirë si herëve të tjera, kur kemi pasur mbështetje më të mirë dhe kemi organizuar aktivitete të tjera. Në kuadër të Panairit të Librit çdo mbrëmje kemi pasur një autor dhe promovim libri. Kësaj radhe nuk kemi mbështetje të mjaftueshme dhe nuk kemi mundur të bëjmë asnjë program tjetër që do ta përplotësonte panairin”, tha ndër të tjera ajo.

Kurse Arben Kondi, autor nga shtëpia botuese “Çamëria”, tha “se Kosova juaj, por edhe e jona, po e mban librin”.

Momentalisht libri ka një lloj krize, vihet re edhe në Shqipëri, për fat të keq edhe në Iliridë, kurse këtu në Kosovë libri po mbahet nëpërmjet panaireve”, shtoi ai.


Go to TOP