Rakitic me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modric

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë dhe i shumë klubeve evropiane, Ivan Rakitic, tani drejtor teknik i Hajduk Split, e ka postuar një fotografi në Instagram me ish-bashkëlojtarin e tij Luka Modric, i cili tashmë është pjesë e skuadres italiane, Milan.

Mesfushori kroat, që për vite me radhë ka qenë shtyllë e skuadres spanjolle, ka realizuar një ëndërr të fëmijërisë duke veshur fanellën e Milan dhe tash tifozët kuqezinj do ta kenë mundësinë të shohin në “San Siro” një tjetër fitues të ‘Topit të Artë’.

 Rakitic e ka shoqëruar fotografinë me një mesazh drejtuar tifozëve kuqezinj. “Ata nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Paç fat, gjithmonë pranë teje!!! Faleminderit, vëlla, që më vizitove!”, ka shkruar ai. 


Go to TOP