Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro

Komuna e Istogut ka njoftuar se nga sot do të fillojë subvencionimi për të gjitha nënat lehona prej 150 eurosh për çdo lindje.

Vendimi është marrë nga kryetari i komunës, Ilir Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë.

Sipas njoftimit, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës.

Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të Komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune. /Kosova.info/


Go to TOP