Tahiri: Petrit Hajdari, kandidatura e duhur për ta udhëhequr Drenasin drejt zhvillimit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka përkrahur publikisht kandidaturën e Petrit Hajdarit për kryetar të Komunës së Drenasit duke vlerësuar përvojën dhe angazhimin e tij të gjatë në administratë, politikë dhe diplomaci.
“Petrit Hajdari ka më shumë se 20 vite përvojë të çmuar në administratën shtetërore, politikë dhe diplomaci – një rrugëtim i gjatë i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete”, ka shkruar Tahiri.
Ai shprehet i bindur se Hajdari, si kryetar i ardhshëm i Drenasit, do t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet e qytetarëve dhe do ta orientojë komunën drejt zhvillimit të merituar.
“Suksese në këtë kapitull të ri dhe të priftë e mbara, Petrit!”, përfundon mesazhin e tij Tahiri. /Kosova.info/
