Aktivitet çiklizmi në përkujtim të policëve të rënë në krye të detyrës
Në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, si dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, është organizuar një aktivitet simbolik çiklizmi me gjatësi prej 35 kilometra.
“Gjatë marshutës, çiklistët janë ndalur për të bërë homazhe pranë Lapidarit në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varagë të Zubin Potokut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky aktivitet ishte organizuar në nderim të jetës dhe sakrificës sublime të 24 zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës, duke kujtuar me respekt dhe përulësi kontributin e tyre të çmuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.


