Hipokritët kanë emra..!
Shkruan: Zejdush KASTRATI
Shumë prej këtyre të poshtëshënuarve, të cilët dolën me një letër kundër pagesës për mbrojtjen e të arrestuarve të UÇK-së në Hagë, janë pikërisht ata me të cilët Hashim Thaçi mbante raporte “speciale”, krahasuar me të tjerët, veçanërisht nga sfera mediale dhe ajo e opinionistëve publikë.
Shumica prej tyre kishin dyert e hapura për përfitime mijëra-euroshe nga projekte në emër të PR-it dhe marketingut, nëpër ministri dhe kompani publike si PTK, KEK, Aeroporti e të tjera.
Ka nga ta që sot janë edhe mbrojtës të Thaçit në Hagë.
Kur Thaçi organizonte ahengje për mediat dhe shoqërinë civile, shumica prej këtyre ishin “miqtë” më të afërt të tij.
Por, ajo që e dallonte Thaçin gjatë gjithë karrierës së tij politike pas vitit 1999, ishte strategjia e veçantë për të mbajtur nën kontroll ata që kishin fuqi mediale dhe politike: blerja, përkatësisht nënshtrimi përmes parasë – një gjë që ai e kishte arritur pa ndonjë mund të madh.
Kjo listë nuk është përfundimtare. Karagjozë të tjerë në këtë linjë ka plot – njerëz me të cilët Thaçi hante e pinte nëpër lokalet e tij të preferuara. E kur dikush ia tërhiqte vërejtjen e i thoshte: “Kujdes, Kryeministër, me kë po rri,” ai thoshte: “Mos ma prek…!”
E tani, këta janë më të zëshmit që deklarativisht po e “mbrojnë” Thaçin dhe UÇK-në. Por, e them me përgjegjësi të plotë: jo vetëm këta të kësaj liste, por edhe shumë të tjerë – lirimin e Thaçit dhe të shokëve të tij nuk e duan!
Në vijim, nënshkruesit e letrës së hapur:
Adriatik Kelmendi, Agon Vrenezi, Albert Heta, Arbana Xharra, Arben Ahmeti, Astrit Gashi, Bekim Blakaj, Besa Luzha, Dastid Pallaska, Edona Tola, Eroll Bilibani, Fisnik Korenica, Hajrulla Çeku, Igballe Rogova, Ilir Ibrahimi, Imer Mushkolaj, Ismet Kryeziu, Krenar Gashi, Linda Gucia, Luan Shllaku, Lumir Abdixhiku, Nita Luci, Petrit Zogaj, Shenoll Muharremi, Valdete Idrizi dhe Veton Mujaj.
