Laura Fazliu shkëlqen në Gjermani – fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore

Laura Fazliu ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore “Rhine-Ruhr 2025” të organizuara nga FISU në Gjermani.

Xhudistja kosovare tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë tërë garës:

– Në xhiron e dytë mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina,

– Në çerekfinale kaloi gjermanen Viktoria Folgen dhe

– Ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj italianes Flavia Favorini.

Në finalen për medaljen e artë, Laura u përball me xhudisten japoneze Narumi Tanioka, por për shkak të një lëndimi u detyrua të ndalë rrugëtimin, duke u stolisur me medaljen e argjendtë – një sukses i madh për sportin kosovar!

Faleminderit Laura për emocionet, përkushtimin dhe krenarinë që i dhurove Kosovës!


Go to TOP