Sanksionet ndaj Rusisë, Shtëpia e Bardhë: Trump do marrë vetë vendimin

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump është në kontakt me Senatin në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka shpjeguar se pavarësisht kontakteve me Senatin, ai pritet të marrë vetë vendimin për sanksionet ndaj Rusisë.

“Presidenti ka qenë në komunikim shumë të ngushtë me Senatin, veçanërisht senatorin Lindsey Graham, për këtë çështje. Por presidenti gjithmonë ka pohuar se ai është komandanti i përgjithshëm dhe dhe ai është përfshirë thellësisht në këtë konflikt që nga fillimi”, u përgjigj zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump i vendosi Rusisë një afat prej 50 ditësh që nëse nuk arrin një armëpushim me Ukrainën do të haset me sanksione. Ndërkohë projektligji, i bashkëautorizuar nga senatorët Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal, u mbështet nga 83 senatorë.

Projektligji parashikon vendosjen e sanksioneve të paktën 500% të importeve nga Rusia ose ndonjë vend që blen uranium rus ose produkte të naftës.

“Mendoj se presidenti ka vendosur të veprojë në mënyrë të njëanshme për këtë çështje” tha senatori John Thune, duke shtuar se Trump “nënkupton atë që duhet për t’i çuar rusët në tryezën e bisedimeve”.


Go to TOP