Java e grave 2025, Komuna e Prishtinës forum debati për politika sociale

Sot në komunën e Prishtinës u zhvillua debati “week of women 2025, policy debate”, debat i mbajtur nga Instituti Kombëtar i Demokracisë.

Në takim ishte prezente edhe Nancy Sandberg, ambasadorja për Kosovë e institutit e cila ne fjalën e saj tha se politikat sociale në arsim janë shtyllë e mundësive.

Sandberg: Tema e sotme fokusohet në politikat lokale të arsimit

“Tema e debatit të sotëm, lidershipi që transferohet në politika lokale në arsim është thelbësore sepse tregon se arsimi nuk është vetëm një shërbim publik, ajo është shtyllë e mundësive individuale, rritjes ekonomike, kohezionit social dhe qëndrueshmërisë demokratike. Qeveritë lokale gjenden në vijën e parë të kësaj përgjegjësie, ato kanë detyrën që të sigurojnë çdo fëmijë pa dallim gjinie, etnie, aftësie apo vendbanimi që të qasen në arsim cilësor. Familjet duhet të mbështeten në realizimin e kësaj të drejte.”

Përveç Sandberg, edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama foli në hapjen e debatit, duke ndarë statistika mbi investimet në arsim në kryeqytet.

Rama: Arsimi është më shumë sesa institucion, kemi nis me orarin gjithëditor në pesë shkolla publike

“Arsimi është më shumë sesa institucion, është baza ku mblidhet dhe nis qytetaria e një vendi, në këtu në Prishtinë e dijmë këtë mirëfilltë dhe kjo nuk është vetëm fjalë, këtë faktikisht e kemi bërë realizim qysh vjet me fillimin e vitit shkollor në shtator, kemi nis me orarin gjithëditor në pesë shkolla publike. Kjo ka qenë për fëmijët e klasëve prej vitit të parë deri në vitin e pestë dhe kjo do të thotë shumë më shumë sesa mësim. Pra këtu përfshihen përveç mësimit gjithëditor edhe drekat falas nga kuzhina qëndrore, aktivitetet sportive dhe edukative ndërsa poashtu edhe një ndihmë shtesë për prindërit që ata tani të punojnë në qetësi dhe pa ndërprerje. Poashtu ka qenë dhe është një proces shumë pozitiv i cili është në kujdestarinë e personelit shkollor pra, komuna e Prishtinës poashtu në të njëjtën kohë e ka nis edhe procesin e transformimit digjital të arsimit lokal me vendosjen e deri më tani 375 tabelave smart në dhjetë shkolla publike deri më qershor të vitit 2024 ndërsa kemi vazhduar realisht me instalimin e tabelave smart dhe synojmë që deri në fund të këtij viti të instalojmë tabela smart në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Kjo është bërë poashtu duke i’u falënderuar edhe UNDP-së dhe rreth gjysma e klasëve deri më tani edhe e gëzojnë këtë.”

Në një panel diskutimi që përbëhej nga Xhelal Krasniqi, pjesëtar i këshillit komunal në Obiliq, Samir Shahini, drejtor i drejtorisë së arsimit në Prishtinë, Avni Fetahu,drejtor i drejtorisë së arsimit në podujevë, Valmira Morina, menaxhere e projekteve në organizatën tech for Kosova dhe Saxhide Mustafa, koordinatore e forumit ekonomik të grave, u diskutua për politikat publike në arsim

Në rradhët e panelit, koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa tha se është e lumtur që gratë janë mbledhur për të sjellë ekspertizën e tyre në debat.

Mustafa: Forumi Ekonomik i Grave sjellë ekspertizën me të dhënat e reja në secilën fushë në komuna të ndryshme

“Kënaqësi e madhe të jem sot prezente në këtë prezantim publik, në emër të forumit falënderoj ambasadoren Nancy për bashkëpunimin apo ftesën për organizatën Forumi Ekonomik i Grave të cilat do të jenë pjesë e këtij viti në javën e gruas për të sjellë ekspertizën me të dhënat e reja në secilën fushë në komuna të ndryshme. Kryetar Rama, po më vjen mirë që po qëndroni këtu për të parë disa të dhëna të cilat unë po i sjell nga regjistrimi i fundit i popullsisë për t’i parë se cilat janë ndryshimet e fundit të cilat e kanë prek regjionin e Prishtinës.”

Debati do të vazhdojë për një javë.


Go to TOP